Leze Qena feston datëlindjen e 85-të

29 Shkurt, 2020 - 3:20 pm

Aktorja e mirënjohur Leze Qena sot ka mbushur 85 vjet shkruan KultPlus. Leze Qena është një ndër aktoret e pakta që në këtë moshë është aktive në jetën kulturore, duke marrë pjesë edhe më në seriale të ndryshme televizive.

Leze Qena qysh në moshë të re ka nisë me aktrim duke qenë kështu një ndër aktoret e para të Teatrit të Kosovës, e për të vazhduar kështu edhe me shumë role të ndryshme.

Lezja edhe sot është personazh i dashur për ata që e duan artin e kulturën. E lindur në Prizren, ka luajtur në “Shkolla e fshatit”, “Familja moderne”, “Macja”, “I ikuri” e projekte të tjera. Lezes duhet ti jemi mirënjohjes dhe ti përulemi për këto vite hare, teatër hyjnor dhe emocione të cilat na i dha neve dhe ne i pranuam pa pyetur më shumë. /KultPlus.com

Të ngjajshme