Luajti rolin e një refugjati shqiptar, 11 vjeçari bën histori në “Oscars për të rinjtë”

3 Tetor, 2022 - 11:00 pm

Caleb Payne ka bërë histori në ndarjen e çmimeve të Akademisë së Artistëve të Rinj ose “Oscars për të rinjtë”, të dielën më 2 tetor. 11-vjeçari është aktori i parë afrikano-jugor që ka fituar një çmim të tillë në 43 vjet. Payne fitoi një çmim Oscar për Rininë për rolin e tij në filmin “Good Life” të Netflix.

Në këtë film, Payne luan rolin e Jet, një refugjat shqiptar 7-vjeçar, i cili përfundon si udhërrëfyes dhe negociator i Olive (luajtur nga Erica Wessels), një 30 vjeçare e cila ikën në një qytet të vogël në Greqi. “Ishte kaq e papritur. Nuk isha i sigurt nëse do t’ja dilja por fitova dhe ndihem sikur është joreale.”, tha ai.

Çmimi i Akademisë së Artistëve të Rinj, i njohur si “Oscars për Rininë”, u krijua në 1978, duke e bërë atë ceremoninë më të gjatë të çmimeve të të rinjve në Hollyëood. Me një çmim të tillë janë vlerësuar dhe aktorë tashmë shumë të njohur si Scarlett Johansson, Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence./KultPlus.com

Të ngjajshme