займ на карту онлайн потребительский кредит

Maskat ikonike filmike që frymëzuan shumë njerëz (FOTO)

7 Maj, 2020 - 5:00 pm

Ky lloj personazhi u shfaq fillimisht në letërsinë amerikane në vitin 1919 dhe “The Mark of Zorro” ishte filmi i parë në të cilin shfaqej maska që e mbulonte identitetin e heroit të vërtetë, Zorros, shkruan KultPlus.

Portretizimi i Tyrone Power më pas, mbetet një nga më të njohurit. Në “Mark of Zorro” të vitit 1940 ai shfaqet me maskën e famshme të zezë që i lejon t’i duket vetëm gjysma e fytyrës dhe sytë shkëlqyes të heroit.

Në historinë e kinemasë, maskat janë shfaqur edhe nëpër filma argëtues, pork a disa përjashtime. Shembull e kemi, filmin “Kameradschaft” të vitit 1931 me regjisor, austriakun Georg Pabst. Ky film është i frymëzuar nga një aksident i vitit 1906 përgjatë kufirit midis Francës dhe Gjermanisë; ngjarjet janë të vendosura pas Luftës së Parë Botërore.

Klasiku i Dumasit i vitit 1844 “The three Musketeers” u adaptua në shumë filma, po ashtu edhe filmi “The man in iron mask” apo “Njeriu në maskën e hekurt” i vitit 1998 në të cilin luan aktori i famshëm Leonardo DiCaprio.

Në filmat e zhanrit horror, vrasësit serikë misteriozë zakonisht i mbulojnë fytyrat e tyre ndërsa kryejnë operacione nëpër lagje e qytet. Në komedinë e zezë “Scream” të vitit 1996, vrasësi Ghostface satirizoi klishetë e këtij zhanri.

Fanatiku katolik Guy Fawkes që u përpoq ta hidhte në erë parlamentin anglez në vitin 1605 u bë i njohur me maskën e tij të shfaqur në filmin “V for Vendetta” në vitin 2005, duke u bërë ikonë e kulturës popullore dhe filloi të shfaqej nëpër protesta në mbarë botën.

Së fundmi kemi filmin “Joker” i cili fitoi “Luanin e Artë të Venecias” si dhe dy çmime “Oscar”, duke pasur një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2019. Personazhi nuk bart drejtpërdrejt maskë. Joaquin Phoenix e ndryshon identitetin e tij përmes make-up. Pas filmit, maska e klounit që e bart “Jokeri”, u bë simbol i anti-establishmentit; kjo maskë filloi të shfaqej po ashtu nëpër protesta. /bm /KultPlus.com

Të ngjajshme