Më 1 qershor ndahen çmimet për kinematografinë 2021 dhe shfaqet filmi Era dhe Lisi

28 Maj, 2022 - 12:01 pm

Më 1 qershor nga ora 18:00 do të bëhet ndarja e çmimeve për kinematografinë 2021.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) dhe Kino ARMATA organizojnë Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Kinematografi 2021. Dy çmimet që do të ndahen janë Çmimi Vjetor për Kinematografi dhe Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.

Pas ceremonisë do të shfaqet filmi Era dhe Lisi (1979) me regji të Besim Sahatçiut, i njohur për temën e guximshme që trajton në lidhje me sfidën sociale në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore e gjerë në mesin e viteve të 60-ta, përmes metaforave stilistike që e kryqëzojnë gjuhën poetike me atë të dokumentarit. Filmi u nominua për tre çmime në Festivalin e 16-të të Pulës në 1979 dhe fitoi çmimet: “Arena e Artë” për skenarin e shkruar nga Petrit Imami, “Arena e Artë” për rolin kresor të luajtur nga Abdurrahman Shala si dhe po të njëjtin vit fitoi “Shpërblimin tradicional të kritikëve të filmit” në Sarajevë./ KultPlus.com

Të ngjajshme