9 Shtator, 2025 - 1:22 pm
Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë paraqet kategorinë e filmave artistik me metrazh të gjatë nga Ballkani ku vjen speficikisht me 6 filma që rrëfejnë histori prekëse dhe dramatike për lirinë, identitetin dhe dashurinë.
Festivali do të ketë përzierje premierash botërore, rajonale dhe vendore për të përcjellur energjinë e shpirtit të kinemasë.
Përveç filmit “Ngryk” nga regjisori Ilirjan Himaj – Kosovë dhe Shqipëri, garojnë në kategorinë kryesore të “PriFest” edhe filmat:
Emily” nga Ajola Daja- Shqipëri;
“The pavilion” nga Dino Mustafiq- Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mali i Zi;
“Eternity Package” nga Magdelena Ilieva- Bullgari dhe Itali;
“Burri i shtëpisë” nga Andamion Murataj- Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut;
“Cycle” nga Erkan Tahhuşoğlu-, Turqi dhe Kosovë.
Sikurse edicionet e fundit, edhe këtë vit, PriFest do të mbahet në Kino Armata. Cermonia e këtij edicioni fillon në ora 19:00, kurse festivali do të zgjasë deri më 14 shtator./ KultPlus.com