Meryl Streep i bashkohet sezonit të dytë të ‘Big Little Lies’

25 Janar, 2018 - 2:10 pm

Meryl Streep i është bashkuar kastës së aktorëve në sezonin e dytë të “Big Little Lies” që do të transmetohet në HBO, përcjellë KultPlus.

Streep do të luajë rolin e Mary Louise Wright, pra do të jetë nëna e Perry Wright (Alexander Skarsgård). E shqetësuar për mirëqenien e nipërve të saj pas vdekjes së djalit të Perry, Mary Louise arrin në Monterey duke kërkuar përgjigje.

Aktorja Streep mban rekordin e nominimeve për Oskar, në rolet e filmave si “The Deer Hunter”, “Kramer vs. Kramer”, “Silkwood” dhe “The Devil Wears Prada”, ajo po ashtu ka fituar tre çmime Oscar gjatë gjithë karrierës së saj.

Meryl Streep do të jetë pjesë e serisë së HBO , ky televizion po vazhdon të tërheqë yje të mëdhenj, duke u bashkuar kështu Nicole Kidman dhe Reese Witherspoon. Sezoni i ardhshëm do të bazohet në një tregim nga Liane Moriarty, libri i të cilit frymëzoi sezonin e parë./ KultPlus.com

Të ngjajshme