MKRS: Pothuajse të gjithë filmat do të kenë premierat e tyre kosovare në DokuFest

7 Gusht, 2021 - 1:00 pm

Sapo ka filluar edicioni i 20-të i DokuFest, me c’rast Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalur me një reagim, përcjellë KultPlus.

“Të zgjedhur nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit”, ka thënë MKRS-ja.

KultPlus ju sjell njoftimin e plotë të tyre:

Filloi edicioni i 20-të i “DokuFest”
Qytetit të Prizrenit këto ditë do ti shtohet edhe më tepër gjallëria dhe atmosfera e mirë.
Mbrëmë filloi Dokufest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ish-Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Kryetari i qytetit të Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia, Ministri i Mbrojtjes z. Armend Mehaj, zëvdendësministri i MKRS z. Sejnur Veshall dhe shumë zyrtarë të tjerë.
“DokuFest” nisi me transmetimin e filmit dokumentar “Witches of the Orient” në Kinemanë Lumbardhi.
Të zgjedhur nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantoj 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtë dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit. Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre Kosovare, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.
Këtë vit filmat do të shfaqen në tetë kinema.Gjashtë prej tyre do të jenë në ambient të hapur, ndërsa dy të tjera në ambient të mbyllur.
DokuFest do të zgjasë deri më 14 Gusht. / KultPlus.com

Të ngjajshme