‘Moby Doc’, filmi që i dedikohet jetës së muzikantit Moby

4 Prill, 2021 - 4:59 pm

“Moby Doc” është filmi dokumentar, që sjell për herë të parë në ekranin e kinemasë një biografi surreale të artistit të muzikës elektronike, njohur po ashtu si aktivist për të drejtat e kafshëve, Moby.

Pjesë e filmit, që vjen nën narracionin e vetë Moby, janë intervistat e tij të rralla, koncertet apo pamje të patransmetuara më parë, që vijnë të rikrijuara me mjeshtëri.

 “Moby Doc” shfaqet premierë në kinema dhe platformat digjitale më 28 maj. / KultPlus.com

Të ngjajshme