Edgar Morais dhe Rafael Morais shpërblehen me çmimin “Aktori më i mirë” në PriFest

17 Shtator, 2023 - 10:36 pm

Sonte po ndahen çmimet e edicionit të 15-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 12 shtator ndërsa përfundon sonte më 17 shtator, shkruan KultPlus.

Çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Edgar Morais dhe Rafael Morais, për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me regji dhe skenar të Gentian Koçit.

Industria e Filmit nga Izraeli, ishte fokus në edicionin e sivjetmë të PriFest-it. / KultPlus.com

*Çmimin e ka marrë regjisori Gentian Koçi, në mungesë të dy aktorëve.*

Të ngjajshme