23 Korrik, 2025 - 12:10 pm
Pas shumë sukseseve nëpër festivale ndërkombëtare, filmi i shkurtër dokumentar “Mua besoj më shpëtoi portreti” me regji nga Alban Muja, do të shfaqet në Programin Konkurrues (Competition Programme – Documentary Film) të Filmit Dokumentar në Sarajevo Film Festival 2025.
Filmi është prodhuar nga 038STUDIO në bashkëprodhim me AsfaltFilms, me producent Edon Rizvanolli dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com