Në ethe, “Exil” nesër me premierë në Berlinale, hera e parë që Kosova po sfidohet në këtë garë të madhe

23 Shkurt, 2020 - 8:08 pm

Hapja zyrtare e festivalit ndërkombëtarë të filmit në Berlin është bërë më 20, kurse filmi që ka për kooproduksion edhe Kosovën, premierën evropiane do ta ketë më 24 shkurt, në kinemanë “Zoo Palast 1”, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për filmin me skenar dhe regji të Visar Morinës, dhe në Evropë po vjen pas premierës botërore në Sundance Film Festival, poashtu festival tejet prestigjioz.

Është hera e parë që një film nga Kosova është selektuar zyrtarisht në Berlinale, edhe pse, aktorë kosovarë tashmë kanë shkelur tepihun e kuq dhe kanë përjetuar emocionet e këtij festivali, duke qenë pjesë e filmave shqiptarë.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board./KultPlus.com

Të ngjajshme