Në Kino Lumbardhi sonte shfaqet filmi “Qielli mbi Berlinin”

20 Shtator, 2019 - 3:55 pm

Sonte në kuadër të programit të filmit “Retrospektiva e Wim Wenders” do të shfaqet filmi Der Himmel über Berlin [Qielli mbi Berlinin] (1987) me fillim nga ora 20:00 te Lumbardhi, shkruan KultPlus.com

Filmi do të shfaqet në gjuhën origjinale me titra në shqip dhe anglisht. Hyrja ofrohet falas.

Shfaqja është pjesë e retrospektivës së shtatorit të regjisorit të shquar gjerman Wim Wenders, organizuar nga Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Institutin Goethe dhe Fondacioni Wim Wenders dhe mbështetur nga Ambasada Gjermane.

Të ngjajshme