Netflix paralajmëron sezonin e 2-të të ‘Squid Game’

7 Tetor, 2021 - 12:40 pm

Nëse sezoni i parë i ‘Squid Game’ ju ka lënë përshtypje, Netflix ka paralajmëruar se sezoni i 2-të mund të vijë më shpejt se sa ishte planifikuar, transmeton KultPlus.

‘Squid Game’ vodhi zemrat e shikuesve në mbarë botën dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë shfaqja më e madhe e Netflix e të gjitha kohërave, duke dominuar në shumë vende të botës si një ndër serialet më të shikuara.

Pavarësisht se në intervistat e kaluara tha se nuk ishte i interesuar të vazhdonte serinë, Hwang (skenaristi dhe regjisori i serialit) ka ndryshuar mendje dhe është i ngazëllyer për të eksploruar më shumë nga ajo që ‘Squid Game’ mund të ofrojë.

Nëse aprovohet nga Netflix, Hwang thotë se sezoni 2 do të përqendrohet në frontmen dhe vëllain e tij, një oficer policie. Vëllai do të përpiqet të shpëtojë ndërsa zbulon se ky i fundit është një nga administratorët superior të lojës së korruptuar. Sipas Hwang, nëse i jepet mundësia për sezonin 2 nga Netflix, ai do të donte që një ekuipazh më i madh të ndihmonte në prodhimin e ‘Squid Game’. /KultPlus.com

Të ngjajshme