Nga 1 deri më 3 dhjetor, në Prishtinë mbahet Art Without Limit International Film Festival

19 Nëntor, 2021 - 3:57 pm

Më 1 deri në 03 dhejtor në Prishtinë do të mbahet festivali ndërkombëtar i Filmit, Art Without Limit, transmeton KultPlus.

Në një njoftim për media thuhet se përveç filmave do të ketë edhe ekspozita, performanca muzikore, diskutime dhe konferenca.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë:

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Art Without Limit International Film Festival, që mbahet në Prishtinë më 01-03 Dhjetor, 2021”.

Ne besojmë në barazi në mes njerëzve. Ne njohim, pranojmë, çmojmë, festojmë dhe mbështesim dallimet. Ne qëndruam në solidaritet me njëri-tjetrin në edicionin tonë të parë  gjatë vitit të kaluar. Ishte kohë reflektimi, mirësie dhe kujdesi më shumë se gjithçka tjetër. Këtë vit fuqia jonë krijuese është thirrur në veprim për të luftuar padrejtësitë dhe paragjykimet të cilat bëhen ndaj personave me aftësi të kufizuar .

Artistë/e dhe aktivistë/e nga komunitetet lokale dhe ndërkombëtare do të mblidhen për të promovuar, frymëzuar dhe sfiduar në çdo mënyrë të mundshme realitetet aktuale . Nga shfaqja e filmave,  hapja e ekspozitës,performanca muzikore, diskutimet dhe konferencat, deri tek ndarja e cmimeve per filmat më të mirë,. Ne synojmë të mobilizohemi për ta ndryshuar qasjen ndaj aftësisë së kufizuar , si mënyra e vetme për të arritur barazinë politike, ekonomike, kulturore, personale dhe shoqërore.

Ju mirëpresim

01-02 Dhjetor  Kino Armata  Prishtinë ora 18:00 ceremonia e hapjes së festivalit

03 Dhjetor        Teatri Kombëtar  ora 18:00  ndarja e cmimeve,ceremonia e mbylljes së festivalit

Përzemërsisht  ekipi i Art Without Limit International Film Festival. /KultPlus.com

Të ngjajshme