займ на карту онлайн потребительский кредит

Një film i ri për Krishtlindje

19 Nëntor, 2020 - 12:40 pm

Festa do të jetë e zbehtë, por do të kemi një “himn” të ri këtë vit.

Festa e Krishtlindjeve tashmë duket shumë e zymtë për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithatë për të sjellë sado pak buzëqeshje, Netflix ka sjell një film për festat e fundvitit.

“Jingle Jangle: A Christmas Journey” është projekti më i ri kinematografik, producenti i të cilit është aktori i njohur John Legend.

Në këtë projekt luajnë aktorët, Forest Whitaker dhe Keegan-Michael Key, dhe deri tani filmi ka marrë vlerësime nga publiku dhe kritika.

Disa kritikë kanë deklaruar se “Jingle Jangle: A Christmas Journey” mund të shndërrohet në një film klasik i cili në një farë mënyre tregon shpirtin e Krishtlindjeve. Filmi rrëfen historinë e një mjeshtri lodrash. Ai krijon një lodër e cila ia ndryshon jetën përgjithmonë, atij dhe mbesës së tij.

Mbesa e tij Journey bashkëpunon me gjyshin për të krijuar më shumë lodra të tilla të cilat japin gëzim tek fëmijët. Po ashtu në këtë film familjar që të gjithë aktorët këndojnë dhe kërcejnë dhe kolona zanore përfshin disa hite nga repertori i John Legend.

John Legend në këtë premierë të filmit deklaroi se është një projekt i realizuar për të gjithë fëmijët anekënd botës  për t’i dhënë atyre shpresën se e ardhmja do të jetë më e mirë. /KultPlus.com

Të ngjajshme