”O trim në gjoks çu godite, tokën që e deshe, ti me gjak vadite”

20 Tetor, 2019 - 12:28 pm

Udha e shkronjave”, filmi artistik shqiptar që ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë shqiptare, është prodhim i vitit 1978 nga stafi i radio televizioni shqiptar, R.T.V SH, shkruan KultPlus.

Filmi është prodhuar sipas skenarit të tregimit të Dhimitër Shuteriqit, ” Buka dhe thika”.

Filmi trajton një temë të mjaft delikate. Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.

Në film intepretojnë aktorët: Sandër Prosi, Bujar Lako, Ndrekë Luca, Agim Qirjaqi, Vangjo Grabocka, Muhamet Sherri, Luftar Pajo etj.

Në vijim, KultPlus ju sjell këngën e famshme që është pjesë e këtij filmi, ”Kënga e Trimave”, bashkangjitur me videon edhe tekstin e saj. /KultPlus.com

O trima shkype përmbi male,

bini mbi armiqtë,

shkrepni si rrufe!

O trim në gjoks çu godite,

token që e deshe,

ti me gjak vadite.

O trim re per mëmëdhenë

Ndri si yll mbi shkrepat,

Rron, rron, rron sa jeta!

Të ngjajshme