Operation Fortune me Jason Statham vjen në Cineplexx me eventin ‘Action Night’ ku do të ketë shumë shpërblime!

4 Janar, 2023 - 2:47 pm

Regjisori Guy Ritchie dhe aktori Jason Statham bashkohen në filmin e radhës ‘Operation Fortune’. Dyshja e njohur për hitet e tyre së bashku si ‘Snatch’, ‘Lock, Stock, and Two Smoking Barrels’ dhe ‘Wrath of Man’ rikthehen për të na dhënë aksionin e rradhës me të cilin Cineplexx do ta organizojë eventin Action Night.

Aksioni i shumëpritur ‘Operation Fortune: Ruse de Guerre’ arrin në Cineplexx nesër më 5 janar duke filluar nga ora 19:00. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime.

Në ‘Operation Fortune: Ruse de guerre’, Jason Statham do të luajë një super-spiun si Orson Fortune, i cili detyrohet të angazhojë një yll të Hollivudit i listës A për ta ndihmuar në misionin e tij për të shpëtuar botën. Të armatosur me një skuadër operativësh elitarë që dinë si ta kryejnë punën dhe një personazh të famshëm të paditur që mund të diktojë fatin e botës, mund t’i prisni të papriturat në këtë aksion spiunazhi me zotin Ritchie në krye. Aktorët të tjerë të cilët janë pjesë e këtij filmi janë Josh Hartnett, Hugh Grant dhe Aubrey Plaza.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Springfield

3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range 

https://www.instagram.com/p/CmzZNzNK8b3/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Të ngjajshme