займ на карту онлайн потребительский кредит

Pas 20 vjetësh ribashkohet ekipi i serisë së famshme “Melrose Place”

4 Dhjetor, 2019 - 9:59 am

Në vitet e nëntëdhjeta, shumë adhurues e ndoqën serinë amerikane “Melrose Place”, e cila ishte e popullarizuar në të gjithë rajonin.

Aktorja Daphne Zuniga e postoi një foto me kastin e serialit 20 vjet pasi përfundoi transmetimi dhe e zgjoi kështu nostalgjinë e shumë fansave të cilët pyetën nëse do të xhiroheshin episode të reja.

“Kam hasur në disa miq në New York”, shkroi Zuniga në përshkrimin e fotografisë.

Në foto së bashku me Daphne, e cila e luajti personazhin Jo, shfaqen Josie Bisset, Laura Leighton, Doug Savant, Andrew Shue dhe Courtney Thorne-Smith.

“Jam i lumtur që ju shoh së bashku. A jeni ribashkuar”, është vetëm një koment poshtë fotografisë.

Bëhet fjalë për një nga seritë ikonike të viteve 1990, e cila u shfaq me sukses për shtatë sezone, dhe u shënua nga ndryshime të shpeshta në kast. Është interesante se personazhi i doktor Michael Mancini, të cilin e luajti aktori Thomas Calabro, është i vetmi që shfaqet në të gjitha sezonet.

Producent i këtij hiti televiziv ishte Aaaron Spelling, ndërsa seriali u krijua si një spin off i hit serialit “Beverly Hills 90120”. Gjatë transmetimit seriali i fitoi pesë kandidime për çmimin prestigjioz Golden Globe, dhe madje katër për rolin kryesor për aktoren Heather Locklear, e cila e luajti personazhin e negatives famëkeqe Amanda Woodward. /KultPlus.com

Të ngjajshme