Përfundojnë xhirimet e filmit ‘Table Stories’ nga Samir Karahoda

15 Mars, 2021 - 8:11 pm

Projekti filmik i shkurtër hibrid (zhanri dokufiction) “Table Stories” me regji dhe skenar nga Samir Karahoda, dhe me producent Eroll Bilibanin, ka përfunduar xhirimet përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia.

Filmi bazohet në ngjarjet e vërteta të anëtarëve të ekipit të pingpongut në Prizren, të cilët pas pranimit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut me të drejta të plota, e kuptojnë që ata nuk kanë hapësirë për stërvitje. Kjo i shtyn këta entuziastë të mobilizohen për ta riaktivizuar klubin dhe mbajtur gjallë ëndrrat dhe vetë këtë sport në qytet.

Projekti është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, në koproduksion me Televizionin Kulturor Europian ARTE dhe mbështetur logjistikisht nga DokuFest./ KultPlus.com

Të ngjajshme