“The Kissing Booth 3” së shpejti vjen në Netflix

21 Korrik, 2021 - 11:01 pm

Është publikuar traileri i vazhdimit të radhës së komedisë romantike të titulluar “The Kissing Booth 3”, me ç’rast kryepersonazhet si: Elle, Noah dhe Lee, e huazojnë shtëpinë e pushimeve të prindërve të tyre për të organizuar një ndejë verore me shoqëri, që njëkohësisht do të jetë hera e fundit që tre do të jenë së bashku, shkruan KultPlus.

Elle e cila sapo ka diplomuar nga shkolla e mesme, ndihet në presion për të vendosur se ku dëshiron t’i vazhdojë studimet tutje, në Harvard me të dashurin e saj Noah, apo në UC Barkley me mikun e saj të ngushtë Lee.

Ndërsa, në këtë film pjesë janë edhe dy personazhet e reja nga vazhdimi i dytë, Chloe, vjen në rolin e mikeshës së afërt së cilës Noah ia beson të gjitha sekretet, dhe Marko, djaloshi i cili bie në dashuri me protagonisten Elle dhe i cili është i sigurt se ai është personi i duhur për të.

Në këtë vazhdim rolet e përsëritura vijnë nga aktorët: Joey King, Jacob Elordi, Joel Courtney, Maisie Richardson-Sellers dhe Taylor Zakhar-Perez.

“The Kissing Booth 3”, do të lansohet në platformën Netflix më 11 gusht të këtij viti. / KultPlus.com

Të ngjajshme