Peter Jackson: ‘Get back‘ do ti bëjë The Beatles te duken serish të rinj

22 Nëntor, 2021 - 11:27 am

Peter Jackson ka folur për filmin e tij të ri për grupin muzikor ‘The Beatles’, ‘Get Back’, ai tha se ky dokumentar do ta bëjë grupin legjendar “të duken përsëri të rinj”, transmeton KultPlus.

“Thjesht nuk mund ta besoj që ekzistojnë” Jackson tha për pamjet e humbura që u përdoren në projekt.

Filmi është me tre pjesë dhe vjen në Disney këtë javë me 25 nëntor. Dokumentari  fokusohet në realizimin e albumit të parafundit të grupit “Let It Be” dhe shfaq koncertin e tyre të fundit si grup, në çatinë e Savile Row të Londrës.

“Gjithmonë kam menduar se muzika e e tyre tejkalon gjenerata por ky dokumentar grupin The Beatles do ti bëjë të duken më të rinj.

I pyetur nëse kishte ndryshuar perceptimin e tij për ndarjen eventuale të grupit, ai tha: “Vërtet po dhe ka prova në pamje. Sepse padyshim që pranova anën e errët të The Beatles kur janë ndarë dhe mendova, ‘O Zot, unë jam fajtor’”. tha regjisori i dokumentarit ‘Get back’./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme