PriFest hapë thirrjen për aplikime për edicionin e 10-të

5 Janar, 2018 - 6:30 pm

Prishtina International Film Festival – PriFest hap thirrjen për aplikim me film për edicionin e 10-të të festivalit që do të mbahet me 17-22 korrik 2018.

Përveç kategorive tradicionale garuese: Programi Europian Film i metrazhit të gjatë, Programi Ballkanik Film i metrazhit të gjatë, Programi Ndërkombëtar i Dokumentarëve dhe Programin Ndërkombëtar i Filmit metrazh i mesëm, si dhe programet jo-garuese: Let it Be Program (film i metrazhit të gjatë me temë LGBTI), In Albanian Cinema dhe Projeksionet Speciale, PriFest edicioni i 10të prazenton edhe dy kategori të reja këtë vit: Programi Ndërkombëtar Garues i Filmit Studentor (film artistik, të gjitha metrazhet) dhe Programin Ndërkombëtar i Filmit të metrazhit të shkurtër eksperimental dhe art vizuel (jo-garues).

Aplikimi do të qëndrojë I hapur deri me 30.04.2018 për të gjitha kategoritë për filmat ndërkombëtar, respektivisht me 30.05.2018 për të gjitha kategoritë për filmat nga Kosova.

Rregullat e aplikimit dhe formulari mund të gjinden në uebfaqen e PriFest në linkun:
http://prifest.org/application-film-entry/

Së shpejti, PriFest do të hap edhe thirrjen për aplikim me projekte filmike për kategori të ndryshme në Prishtina Film FORUM, në programet: Best Pitch Competition, Green Film Project, Work in Progress, Prishtina Rendezvous dhe Prishtina Kino Kabaret.

Ju ftojmë që këtë verë të festojmë së bashku 10 vite të PriFest në datat 17-22 korrik 2018. / KultPlus.com

Të ngjajshme