“Prishtinë 2002” me premierë edhe në Festivalin e Filmit në Londër

20 Dhjetor, 2022 - 7:30 pm

Pas premierës në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë, filmi kosovar i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” me regjisore Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, do ta shfaq premierën britanike në edicionin e 20-të të festivalit të filmit të shkurtër në Londër – festival i kategorisë A për filma të shkurtër, përcjell KultPlus.

Përgjatë festivalit i planifikuar të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, “Prishtinë 2002” do të shfaqet në kuadër të programit “Coming-of-age”, një program ndërkombëtar i filmave të shkurtër, dedikuar rrëfimeve të cilat trajtojnë rritjen e parakohshme të fëmijëve.

“Prishtinë 2002” flet për historinë e nje adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë./ KultPlus.com

Të ngjajshme