Propozimi i TIFF-it, kandidat për çmim Oscar

24 Janar, 2023 - 9:30 pm

Nga Beverly Hills Hotel i Los Angeles-it, aktorët Allison Williams dhe Riz Ahmed kanë shpallur kandidatët për çmimet Oscar 2023.

Përveç kineastëve të njohur ndërkombëtarisht, ajo çka përbën interes për publikun shqiptar është fakti se, në njërën nga kategoritë, renditet si fitues i mundshëm i çmimit Oscar, një film i cili para pak muajsh ishte konkurrent në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Tiranë (TIFF).

Ka qenë pikërisht TIFF-i, i cili e ka propozuar filmin “The Red Suitcase”, i cili garon në kategorinë “Best Live Action Short Film”.

Kjo është e para herë që propozimi i TIFF arrin të përzgjidhet në fazën finale të kandidatëve për Oscar.

Filmi “The Red Suitcase”, i Cyrus Neshvad është propozuar vetëm nga festivali i Tiranës (TIFF) dhe është përzgjedhur në mesin e 94 propozimeve nga festivalet më të mira në botë, të cilat ashtu si edhe TIFF kanë cilësinë e “Oscar Qualifying”.

Kandidatët e tjerë që pretendojnë Oscar-in për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër janë: An Irish Goodbye, Ivalu, Le pupille dhe Night Ride.

Përveç suksesit që mori tashmë TIFF, lajm përbëjnë dhe 11 kandidaturat e filmit komedi-aksion Everything everywhere all at once”.

Ceremonia e ndarjes së cmimeve Oscar do të zhvillohet mbrëmjen e 12 marsit. Ky do të jetë edicioni i 95-të i Academy Awards./atsh/ KultPlus.com

epa09851901 An Oscar statue on the red carpet as preparations continue for the 94th annual Academy Awards ceremony at the Dolby Theatre Dolby Theatre in Hollywood, Los Angeles, California, USA, 26 March 2022. The Oscars are presented for outstanding individual or collective efforts in filmmaking in 24 categories. EPA/JOHN G. MABANGLO

Të fundit

Të ngjajshme