Publikohet traileri i filmit të animuar “Spider-Man: Across the Spider-Verse”

14 Dhjetor, 2022 - 11:00 pm

Traileri i filmit të ri të animuar “Spider-Man: Across the Spider-Verse” ofron skena nga personazhi i Miles, rolin e të cilit e luan aktori Shameik Moore.

Ai niset në një aventurë në multivers me një ekip të ri të njerëzve merimanga. Ata janë në detyrë për të mbrojtur jetën e tyre.

Regjinë e këtij filmi e kanë bërë:  Joaquim Dos Santos, Kemp Powers, Justin Thompson

Me fjalë të tjera, “Spider-Man Across the Spider-Verse” është vazhdim i filmit ‘Spider-Man Into the Spider-Verse”, të realizuar në vitin 2018.

Ai do të lansohet në SHBA më 2 qershor 2023./21Media/ KultPlus.com

Të ngjajshme