Publikohet traileri i plotë i sezonit të 6-të të ‘The Crown’

28 Tetor, 2023 - 12:15 pm

Është publikuar traileri i parë i plotë për sezonin 6 të serialit të njohur të Netflix, ‘The Crown’.

Sezoni i gjashtë dhe i fundit do të jetë i ndarë në dy pjesë. Sipas njoftimit zyrtar të platformës, pjesa e parë do të ketë premierë më 16 nëntor, ndërsa e dyta më 14 dhjetor.

Traileri tregon momentet e Princeshës Diana përpara përplasjes në Paris, ku ajo u vra, së bashku me Dodd al-Fayed, në gusht 1997.

Deri më tani, nuk janë publikuar detaje të tjera për sezonin e gjashtë të serialit.

Kasti përfshin: Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth II, Elizabeth Debicki (Tenet) si Diana, Lesley Manville si Princesha Margaret, Jonathan Pryce si Princi Philip, Dominic West si Princi Charles, Olivia Williams si Camilla Parker, John Lee Miller si Kryeministri John Major dhe Bertie Carvel si kryeministër Tony Blair./KultPlus.com

Të ngjajshme