Publikohet traileri biografik i “Red Joan”

10 Mars, 2019 - 8:59 am

Ka arritur traileri i parë për filmin “Red Joan”, i cili e sjell tregimin emocionues biografik spiunësh me aktoret fantastike Judi Dench dhe Sophie Cookson në rolet kryesore.

Traileri i parë e paraqet Joan Stanley, zonjën e vjetër të cilën e luan Judi Dench, të përkushtuar ndaj familjes e cila e jeton një jetë modeste në Britani të Madhe.

Megjithatë, jeta e saj bëhet kaotike kur autoritetet e arrestojnë atë dhe fillojnë ta pyesin për ditët e saj universitare. 

Ajo do të dënohet për bashkëpunim me spiunët e panjohur komunistë gjatë studimeve dhe për ndihmën ofruar rusëve. 

Ngjarja e filmit më pas kthehet në të tridhjetat, kur Joan ishte studente e fizikës në Cambridge. Joanën e re e luan Sophie Cookson. Në film luajnë edhe Olivia Buckland, Stephen Boxer, Stephen Campbell Moore, Kevin Fuller dhe shumë të tjerë. 

Regjinë e “Red Joan” e bën Trevor Nunn, ndërsa skenarin e ka shkruar fituesja e çmimeve Lindsay Shapiro. Filmi bazohet në historinë e vërtetë të Melita Stedman Norwood, e cila në vitet e dyzeta, kishte punuar për KGB. Premiera e “Red Joan” është planifikuar për 19 prill në Britani të Madhe, ndërsa filmi më pas fillon me distribuim kinematografike botërore.


Të fundit

Të ngjajshme