Kurti: Qendra Kinematografike e Kosovës edhe këtë vit me përfaqësim në Kanë

19 Maj, 2025 - 10:38 am

Qendra Kinematografike e Kosovës ka ngritur përsëri shtandin në Marketin e Festivalit të Filmit në Kanë për vitin 2025, përsëri së bashku me Shqipërinë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë vite punë në prapaskena kalohen në bashkëpunim, rrjetëzim, ngritje fondesh, përshtatje vizioni artistik për distribuim dhe promovim ndërkombëtar e vendor, në mënyrë që produkti kinematografik një orësh e gjysmë të shfaqet i përfunduar në ekranin e madh. Sipas tij, këtë vit, QKK me kineastët tonë gjenden në Kanë për të kryer pikërisht disa nga këto punë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Qendra Kinematografike e Kosovës ka ngritur përsëri shtandin në Marketin e Festivalit të Filmit në Kanë për vitin 2025, përsëri së bashku me Shqipërinë. Mirëmbajtja e bashkëpunimeve të vjetra e fillimi i atyre të rejave është synimi. Ndërsa, për kineastët, Samir Karahoda, Kaltrina Krasniqi dhe Sami Mustafa, ky edicion i Kanës shërben për të shtyer përpara zhvillimin e projekteve të tyre filmike, respektivisht, “Imazhe të Humbura”, “Bleach” dhe “Symphony of Season”.

Shtandin e QKK-së në festivalin e Kanës mund ta vizitoni në International Village Riviera, Pavijoni numër 137, deri të mërkurën, me 21 maj 2025./ KultPlus.com

Të ngjajshme