‘Red, White & Royal Blue’, filmi numër një në Prime Video’

17 Gusht, 2023 - 10:30 pm

Filmi “Red, White & Royal Blue” zë vendin e parë në “Prime Video” globalisht pas publikimit të tij.

Platforma “Prime Video” për media tha se filmi ka zënë vendin e parë ndër tre filmat më të shikuar në histori në kategorinë komedi romantike, raporton Upi, transmeton Klankosova.tv.

Filmi i ri ndjek rivalitetin e kthyer në romancë midis Alex Claremont-Diaz (Taylor Zakhar Perez), djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara (Uma Thurman) dhe Princit Henry (Nicholas Galitzine), një anëtar i familjes mbretërore britanike.

“Red, White & Royal Blue” pati premierën e tij më 11 gusht në “Prime Video”./KultPlus.com

Të ngjajshme