Rikthehen fotografitë e pashfaqura më parë të Marilyn Monroe (FOTO)

27 Tetor, 2017 - 12:10 pm

Milton H. Greene fotografoi disa nga yjet më të mëdhenj të filmit në botë gjatë Epokës së Artë të Hollivudit, në mesin e tyre : Cary Grant, Sophia Loren, Audrey Hepburn, Frank Sinatra, Ava Gardner, Marlene Dietrich. Por deri më sot, asgjë nuk vlerësohet si puna e tij me portretin e Marilyn Monroe, shkruan CNN, përcjellë KultPlus.

“Ajo ka jetuar brez pas brezi,” tha djali i Miltonit, Joshua, i cili i ka restauruar shumë nga fotot e babait të tij të ndjerë për një libër të ri të titulluan “The Essential Marilyn Monroe”.

Libri përbëhet nga 284 imazhe, “nga të cilat 176 kurrë nuk kanë parë dritën e ditës”, tha Joshua Greene. Shumë prej këtyre fotografive ishin menduar që të zhdukeshin për të mirë. Filmi i aparatit u përkeqësua ndër vite, tha Joshua Greene duke treguar se babai i tij “vdiq duke besuar se e gjithë puna e tij u shkatërrua”. Por me teknologjinë e re, fotografitë patën mundësi të kthehen – megjithëse me orë të tëra të punës restauruese.

Milton Greene u takua për herë të parë me Monroen në një takim pune për revistën “Look”në vjeshtën e vitit 1953. Ata arritën një miqësi të menjëhershme dhe më vonë formuan një partneritet biznesi duke krijuar së bashku edhe “Marilyn Monroe Productions”, përcjellë KultPlus.

Imazhet në librin e ri vijnë nga 50 pozita të ndryshme fotografish – disa prej të cilave janë të njohura për adhuruesit e Monroes , ndërsa të tjerat janë të pashfaqura më parë.

“Milton do të bënte shumë nga këto sesione jo vetëm kur ishte në kohë të punës, por këtë e bënte më shumë për të eksploruar gamën e saj duke i dhënë asaj një ndjenjë besimi”, tha Joshua Greene.
Disa nga fotografitë u morën gjatë kohës së filmave të Monroe. Të tjerët u morën në një sesion privat studioje ose në pjesën e pasme të një studioje filmike. Disa ishin serioze, ndoshta sensuale – të tjerët ishin zbavitese dhe të hareshme.

Partneriteti i biznesit të Monroe me Milton Greene përfundoi pak pas martesës së saj me dramaturgjin Arthur Miller, por Greene ruajti aparatin filmik dhe mbajti të drejtat për të gjitha fotot që bën së bashku. Dhe tani, në sajë të punës së përpiktë të djalit të tij, ne jemi në gjendje të shohim ndryshe në një nga ikonat më të mëdha në historinë e filmit.

“Aftësia e saj e natyrshme shfaqet në fotografi,” tha Joshua Greene. “Dhe nuk është vetëm me babin tim. Dua të them, ajo është një muzë e mrekullueshme. Atij i pëlqente ta fotografonte. Ajo ishte e talentuar, me të vërtetë e talentuar në këtë aspekt , dhe kjo edhe shfaqet në fotografi./ KultPlus.com

Të ngjajshme