“Rruga” përzgjidhet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Route 66”

2 Tetor, 2019 - 10:27 pm

Filmi “Rruga” (“The Path”) i regjisorit Besim Ugzmajli është përzgjedhur edhe në Festivalin e Ndërkombëtar të Filmit “Route 66”, në Springfield.

Këtë e ka konfirmuar vet regjisori përmes një postimi në Facebook.

“I lumtur t’ju njoftoj se Rruga/The Path është përzgjedhur në Route 66 International Film Festival, Springfield”, ka shkruar Ugzmajli.

Ai, po ashtu, ka shkruar “edhe njëherë në Route 66, festivalin ku e patëm fituar vjet me filmin ‘Forgive Me’”. /KultPlus.com


Të ngjajshme