Seria ‘Succession’ do të përfundojë pas sezonit të katërt

24 Shkurt, 2023 - 10:45 pm

Seria “Succession” do të përfundojë pas sezonit të katërt dhe këtë e ka konfirmuar krijuesi i kësaj serie, Jesse Armstrong.

“Succession”  është një prej krijimeve më të suksesshme dhe më të vlerësuara të HBO-së.

Armstrong për The New Yorker ka thënë që sezoni i katërt, i cili ende nuk ka dalë, do të jetë ai finali.

“Mund ta kishim thënë në fund të sezonit. Më pëlqen goxha ideja, kreativisht, sepse atëherë audienca mundet të shijojë gjithçka si vjen, pa provuar që t’i zbërthejë gjërat, apo pa i perceptuar gjërat në një mënyrë të caktuar posa ta dinë që është sezoni i fundit”, ka thënë ai./ KultPlus.com

Të ngjajshme