займ на карту онлайн потребительский кредит

Seriali “Fawlty Towers” shpallet sitcomi më i mirë britanik i të gjitha kohërave

Prill 11, 2019 - 9:30 am

Grupi i kritikëve të televizionit dhe filmit e shpalli sitcomin “Fawlty Towers” serinë më të mirë britanike të shfaqur ndonjëherë në ekranet televizive në Britani të Madhe, raporton “Guardian”.

Edhe pse sitcomi “Fawlty Towers” është shfaqur vetëm dy sezone, 12 episode të serisë televizive kanë arritur sukses të mahnitshëm komercial dhe shpesh reprizohen.

Connie Booth, një nga skenaristet e serisë, tha se sitcomi “Fawlty Towers” ka pasur sukses për shkak se e ka shfaqur “zemërimin dhe agresionin infantil të shoqërisë së mirë angleze”.

Ngjarja e kësaj serie është e vendosur në hotelin kaotik në bregdetin e Torquay, të cilin e menaxhon hotelieri i paaftë dhe shumë nevrik të cilin e luan John Cleese, ndërsa seria e tematizon arrogancën dhe paaftësinë e tij në një mënyrë shumë humoristike, shkruan KOHA Ditore.

Sitcomi “Fawlty Towers” i ka fituar tri çmime BAFTA, ndërsa është interesante të theksohet se kjo është një nga serialet e pakta televizive që nuk e ka marrë asnjë kritikë negative. / KultPlus.com

Të ngjajshme