Shpallen nominimet për Golden Globes

9 Dhjetor, 2019 - 11:20 pm

Nominimet për edicionin e 77-të të Golden Globes u shpallën sot. 

“Marriage Story,” saga zemërthyese e Netflix kryeson në nominimet për Golden Globes, me gjashtë të tilla, përfshirë dramën më të mirë, në atë që konsiderohet si pararendësja e oskarëve.

“The Irishman”, një tjetër film i Netflix dhe “Once Upon a time in Hollywood” i Quentin Tarantinos, kanë secili nga pesë nominime. “The Crown”, “Chernobyl” dhe trilleri amerikan “Unbelievable”, kryesojnë për sa i takon serive televizive, me nga katër nominime secili. Në garën për filmin më të mirë, përveç “Marriage Story” dhe “The Irishman” të Martin Scorceses janë edhe “Jocker” dhe “Dy papët”.

Filmi i Tarantinos ndërkohë është në garë për muzikën ose komedinë më të mirë, bashkë me satirikun “Jojo Rabbit”, trillerin “Knives Out” dhe “Rocketman”, biografinë e Elton John. Ndërsa në garë për titullin e regjisorit më të mirë janë Scorsese, Mendes, Tarantino dhe Todd Phillips.

Yjet britanike dominojnë në nominimet e këtij viti me Taron Egerton të Rocketman dhe Phoebe Waller Bridge, si pretendentë për çmime. Për sa i takon titullit si aktori më i mirë, në një film dramë, në garë janë Christian Bale për rolin në Ford kundër Ferrarit, Antonio Banderas, Joaquin Phoenix etj. Ndërsa Daniel Craig është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në një film komedi, bashkë me Leonardo di Caprion dhe Eddie Murphyn.

Ky edicion do të mbahet më 5 janar. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme