Shpallet programi i parë i XXI “Double Burdens: Exposures & Expressions”

24 Qershor, 2022 - 11:53 pm

DokuFest ka kënqësinë të prezantojë të parin në serinë e programeve speciale, kjo e titulluar ‘Double Burdens: Exposures & Expressions‘, e kuruar ekskluzivisht për këtë edicion të festivalit nga programuesja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Dorota Lech, do t’shfaqim 5 filma yjor nga ana tjetër e “Perdës së Hekurit”.

Filmat në këtë seri janë një dëshmi e guximit të autorëve të tyre, të cilët u përballën me pengesa të panumërta për të shfaqur vizionet e tyre në ekran. E nxjerrur nga jeta e tyre, mjegullohet kufiri mes dokumentarit dhe fiksionit, këta filma janë plot mesazhe, delikate dhe të hapura, duke na dhënë pamje pas perdes, ku imagjinatat ishin të pa kufijta.

Filmat në këtë seri janë:

Daisies (Věra Chytilová, Çekosllovaki, 1966)

Kjo perlë klasike e kinemasë feministe që i përket Valës së Re Çekosllovake, ndjek fatkeqësitë e dy vajzave të reja të quajtura Marie I dhe Marie II, bota e të cilave është shumë e shkëputur nga një stil jetese tradicionale, aq sa në fakt i lutet shikuesit të hapë sytë rreth asaj cka ata e konsiderojnë të shenjtë për ta.


The Tied-Up Balloon (Binka Zhelyaskova, Bullgari, 1967)

Komedia satirike e Zhelyaskova e vitit 1967 ‘The Tied-Up Balloon’ (bazuar në romanin e Yordan Radichkov me të njëjtin titull), është aq e guximshme politikisht sa premiera e saj u ndalua nga autoriteti qendror për shkak të përshkrimit të ashpër të jetës në fshatrat bullgare, si dhe sugjerimeve rreth origjinës të vërtetë të udhëheqësve komunistë të shtetit.

Ndiqet një histori e Luftës së Dytë Botërore, të një tullumbaceje të madhe në formë peshku të artë që shfaqet papritur mbi fshatet bullgare, e cila bëhet sinonim i lirisë për fshatarët e Bullgarisë.

Brief Encounters (Kira Muratova, Ukrainë, 1967)

Në filmin ‘Brief Encounters’ të Kira Muratova të vitit 1967, Muratova luan Valentinën, një këshilltare e qytetit ukrainas dhe një qytetare modele sovjetike. Muratova, zbulon varësitë emocionale dhe pakënaqësitë e dy grave, në këtë rast Valentinës dhe të dashurës së bashkëshortit të saj, Naidës. Pasi profesioni i ri i Nadiës si shërbëtore e Valentinës, rezulton në gërshetimin e rrëfimeve të tyre. Kritika e Muratovës për iden abstrakte të dashurisë utopike, që rezultoi në një barrë të dyfishtë të balancimit të punës dhe shtëpisë, e ndaloi shfaqjen e filmit deri në perestrojkë.

Mona Lisa Without a Smile (Malvina Urșianu, Rumani, 1968)

Film ky themelues i kinemasë moderniste rumune,‘Mona Lisa Without a Smile’ e Ursianut vjen pas persekutimit dhe burgosjes të saj politike, duke e ndaluar atë të punojë në industrinë e filmit. Ajo ndjek historinë e një shkencëtari të quajtur Caius, që ndeshet me një ish-shok klase, Cosma, në një mbledhje shtypi, duke zbuluar se subjekti i punës së Cosma-s është ish-dashuria e tyre e shkollës, Irina. Ajo që shpaloset me këtë ribashkim sot shihet si një kritikë delikate e regjimit të Çausheskut


My 20th Century (Ildikó Enyedi, Hungari, 1989)

Filmi debutues i Enyedi në vitin 1989 ‘My 20th Century’ analizon origjinën binjake të modernitetit dhe kinemasë – elektriciteti, nëpërmjet shfaqjeve si psh: të një qeni që i nënshtrohet një eksperimenti pavlovian, ose hyrjes së foshnjave binjake Dóra dhe Lili në një botë të varfur, por me një teatralitet te idealizuar thekshëm. Dashuria e Enyedit me konceptet universale dhe dilemat materiale, na kujton qartë se shekulli ynë i 20-të është një i mbushur me paradokset dhe ne, si qeni i lidhur me elektroda, dinim pak për universin përtej “laboratorit” tonë. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme