займ на карту онлайн потребительский кредит

“Shpia e Agës” shpërblehet me çmimin “Arena e Artë” në Festivalin e Pulas

4 Shtator, 2020 - 3:23 pm

Mesa duket sukseset e filmit ‘Shpia e Agës’, nuk kanë të ndalur. Së fundi, filmi i regjisores Lendita Zeqirajt është shpërblyer me çmimin kryesor “Arena e Artë”, shkruan KultPlus.

Pula Film Festival ka qenë në plan që të mbahet në muajin Korrik të këtij viti, mirëpo situata pandemike ka pamundësuar mbajtjen e festivalit, duke e shtyrë kështu për në shtator.

Vlen të ceket se ‘Shpia e Agës’, deri tash ka marrë pjesë në mbi 30 festivale ndërkombëtare, me mbi 35 nominime dhe 18 çmime.

‘Shpia e Agës’ flet për pesë gra bashkëjetojnë, ndajnë mes vete gëzimet e hidhërimet. Secila e ka një tregim ndryshe prej tjetrës, por në fund të ditës secila bashkohet rreth vuajtjes, nga e kaluara, nga e tashmja. Pesë ngjarje që kanë të bëjnë me përplasjen e gjeneratave, mohimin e realitetit, kryesisht me të kaluarën e dhimbshme që vjen si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. Shto këtu edhe mendësinë patriarkale, dhe tregimi veç sa vjen dhe merr formë.

Në rolet kryesore në këtë film janë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

Filmi është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme