Shuhet në moshën 84-vjeçare aktorja e famshme e Hollywoodit, Diahann Carroll

4 Tetor, 2019 - 11:44 pm

Aktorja e njohur amerikane Diahann Carroll ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare. Prej kohësh aktorja ishte diagnstikuar me kancer dhe ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo fitoi çmimin Golden Globe dhe Tony dhe u nominua për çmimin Oscar. Në fillimet e veta Carrol u angazhua në shfaqjen televizive Julia në vitet 1960 si aktorja e parë me ngjyrë.

Çmimin Tony si aktorja më e mirë e fitoi në vitin 1962 për muzikalin No Strings e më pas u nominua për çmimin Oscar në 1975 për rolin e saj në filmin Claudine. Që në moshën 19 vjeçare ajo fitoi rolin e parë në Hollywood në filmin Carmen Jones. Gjatë karrierës së saj ajo është diskriminuar për shkak të ngjyrës. Në librin autobiografik që shkroi ajo tregon se dhe pjesëtar të stafit të saj e kanë diskriminuar.

Në një prej koncerteve ku Diahann këndoi, një pjesëtar i orkestrës u ngjit në skenë dhe tha se askush nuk do të dëgjojë një grua me ngjyrë të këndojë. Aktorja thirri policinë duke e përjashtuar nga shfaqja. Diahann shërbeu si frymëzim për shumë aktore të reja si Halle Berry dhe Angela Bassett. /KultPlus.com

Të ngjajshme