Sot nis Festivali i Roterdamit, dy filma të shkurtër nga Kosova me premierë botërore

25 Janar, 2024 - 12:49 pm

Sot nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Roterdam, i themeluar në vitin 1972, një ndër festivalet më prestigjioze të botës.

Këtë vit, dy filma të shkurtër të subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës do ta kenë premierën botërore në këtë festival. Filmat “Si e Verdhë e Sëmurë” nga Norika Sefa dhe “Krahët e Punëtorëve” nga Ilir Hasanaj, janë pjesë e programit “Tiger Short” ku sivjet garojnë gjithsej 21 filma.

Pjesëmarrja e filmave tanë në këtë festival është lajm shumë pozitiv për kinematografinë e Kosovës dhe dëshmon për potencialin krijues të vendit tonë e poashtu edhe angazhimin serioz të Qendrës Kinematografike të Kosovës në mbështetjen e kineastëve dhe përkushtimin për t’u dhënë hapësirë tregimeve novatore dhe eksperimentale. / KultPlus.com

Të ngjajshme