“Sparks of Light” fiton çmimin “Filmi më i mirë Dokumentar në kategorinë Ndërkombëtare” në International Film Festival Zimbabwe

17 Tetor, 2022 - 11:28 am

Filmi Dokumentar “Sparks of Light” me regji nga Burim Haliti dhe producente Ganimete Sava ka fituar çmimin Best International Documentary award (Filmi më i mirë Dokumentar në kategorinë Ndërkombëtare) në edicionin e 22 të International Film Festival Zimbabwe 20222.

Ky Festival si më i madhi në vend mbahet prej 22 vjetësh dhe marrin pjesë shumë vende të botës.

Këtë vit pjesëmarrës kishte filma nga mbarë bota, poashtu edhe filma nga Evropa.

Filmi dokumentar “Sparks of Light” ka fituar çmimin kryesor në kategorinë e Dokumentarëve nga e gjithë Bota.

Filmi “Sparks of Light” gjatë muajit tetor shfaqjen e radhës e kishte në Malmo Suedi ,dhe poashtu në fund të tetorit do të shfaqet në Stamboll – Turqi në Turkish World Documentary Film Festival.

Filmi është realizuar nga “Art Without Limit” nga Prishtina, dhe është mbështetur nga
 “Austrian Development Agency” nga Austria. / KultPlus.com

Të ngjajshme