‘Spider-Man: No Way Home’ në pozitën e tretë të box office-it amerikan

16 Shkurt, 2022 - 7:37 pm

Filmi “Spider-Man: No Way Home”, zyrtarisht ia zuri vendin filmit të James Cameron “Avatar”, të vitit 2009,  duke u bërë kështu filmi i tretë më i suksesshëm deri më sot në historinë e box office-it  amerikan.

Ky film në total fitoi 1.8 miliard dollarë amerikan, ndërkaq së fundmi në box office-in amerikan fitoi 760.5 milion dollarë.

Kjo shumë ia kalon shumës që fitoi filmi tjetër i sukseshëm në periudhën e pandemisë, ai i Disney, i titulluar “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”.

Filmi “Shang-Chi” ka fituar 224 milionë dollarë.

Filmi “Spider-Man: No Way Home”, për të arritur në pozitën e dytë duhet të fitojë edhe 100 milionë dollarë në boks ofisin amerikan. Në këtë pozitë kryeson filmi “Avengers: Endgame” me fitim të 858 milion dollarëve.

E për të fituar pozitën e parë duhen edhe më shumë para. Këtë listë e kryeson filmi “Star Wars: The Force Awakens” me fitim të 936 milion dollarëve.

Globalisht, filmi “Spider-Man: No Way Home” është filmi i gjashtë më fitimprurës në të gjitha kohërat. Ai vjen në këtë pozitë pas filmave: “Avatar”, “Avengers: Endgame”, “Titanic”, “Star Wars: The Force Awakens” dhe “Avengers: Infinity War”.

Ky film që është me regji të Jon Watts, ka çimentuar me arritje disa herë radhazi në box office. Vetëm gjatë vikendit të lansimit të tij, ai shënoi debutimin e dytë më të sukseshëm në vend në histori me fitim të $260 milionë dollarëve, ndërkaq në botë shënoi debutimin me fitim të 600 millionë dollarëve.

Kapitulli i tretë i trilogut të Holland Spider-Man zhvillohet pasi që zbulohet identeti i vërtetë i Spider-Man në botë, duke nxitur kështu kaos global.

I dëshpëruar që të kthej normalitetin, kërkon ndihmë nga Doctor Strange rolin e të cilit e luan aktori Benedict Cumberbatch, magjia e të cilit shkon gabim.

Tashmë ka filluar të zhvillohet edhe filmit tjetër vazhdimësi Spider-Man./ KultPlus.com

Të ngjajshme