‘Star Wars’, helmeta e C-3PO do të shitet në ankand për mbi 1 milion dollarë

3 Tetor, 2023 - 7:52 pm

Një helmetë C-3PO e veshur nga Anthony Daniels në filmin e parë të ‘Star Wars’ pritet të shitet 1 milion dollarë në ankand muajin e ardhshëm.

Helmeta e artë përfshihet në një koleksion prej më shumë se 1800 kostumesh, objektesh dhe relikeve nga filmi dhe televizioni që do të dalin në shitje për koleksionistët në Londër nga 9 deri më 12 nëntor.

Ankandi organizohet nga Propstore me artikuj nga seritë e filmave Indiana Jones, James Bond dhe A Nightmare On Elm Street dhe nga filmat Titanic, Gladiator dhe Blade Runner dhe vlerësohet të ketë një vlerë totale prej mbi 12 milionë dollarë.

Helmeta, e cila vjen nga koleksioni personal i Anthony Daniels dhe e paraqitur në klasikun e vitit 1977 ‘Star Wars: Episode IV – A New Hope’, është një nga artikujt më të vlerësuar, me një çmim shitje të vlerësuar prej 500,000 deri në 1 milion £.

“Shpresoj që fansat dhe koleksionistët e “Star Wars” në mbarë botën do të jenë të kënaqur që do t’u jepet mundësia të zotërojnë një artikull nga filmat,” tha Anthony Daniels.

Mburoja e përdorur nga Chris Evans kur luajti si Captain America në filmin e vitit 2011 ‘Captain America: The First Avenger’ mendohet të shitet për 50,000-100,000 £.

Në ankand përfshihen edhe kostumet e veshur nga Daniel Craig, Jennifer Lawrence, Marlon Brando dhe Cillian Murphy.

Aktori anglez, Anthony Daniels si C-3PO, robot humanoid u shfaq në 11 filma Star Wars./KultPlus.com

Të ngjajshme