“The Prince”, publikohet traileri i serialit të animuar për princin George

4 Gusht, 2021 - 12:02 am

Quhet ‘The Prince”, është krijuar nga shkrimtari i Family Guy (dhe Will & Grace) dhe është pikërisht ajo që ju mendoni se është: një seri e animuar për familjen mbretërore.

Prodhuar nga HBO Max dhe krijuar nga Gary Janetti, “The Prince” do të jetë një satirë vizatimore mbi familjen mbretërore, parë nga këndvështrimi i George of Cambridge i cili, përgjatë harkut narrativ të 12 episodeve, do të tregojë kërkimin e tij për një vend brenda 775 dhomave të Pallatit Buckingham, transmeton KultPlus.

Natyrisht, do të ketë referenca për ikonografinë mbretërore, të tilla si qeni i mbretëreshës, ose për ngjarjet e fundit me Harry dhe Meghan të cilët do t’i dërgojnë kartolina nipit të tyre. Kjo seri së bashku me George do të ketë padyshim edhe motrën e tij të vogël Charlotte dhe vëllain e vogël Louis dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

Aktualisht nuk dihet se cili është reagimi i familjes mbretërore ndaj shpalljes së serialit ose si do ta marrin atë.

 Seriali do të transmetohet në Shtetet e Bashkuara më 29 korrik dhe më vonë në Mbretërinë e Bashkuar nëse miratohet nga Mbretëresha./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme