“Those Who Wish Me Dead” filmi i ri i aktores Angelina Jolie

13 Prill, 2021 - 3:55 pm

“Those Who Wish Me Dead” titullohet filmi i ardhshëm i aktores Angelina Jolie, i cili i takon zhanrit triler dhe aksion.

Me regji të Taylor Sheridanit dhe i bazuar në romanin e autorit Michael Koryta me të njëjtin emër, filmi në rolet kryesore përveç yllit të kinematografisë Jolie, i sjell aktorët: Nicholas Hoult, Finn Little, Aidan Gillen, Medina Senghore, Tyler Perry, Jake Weber dhe Jon Bernthal.

Filmi e rrëfen historinë e një djaloshi tinejxher i cili është dëshmitarë i vrasjes së babait të tij, në afërsi të një pylli të madh kombëtarë.

I ndjekur nga vrasësit të cilët duan ta mbajnë atë të heshtur, djaloshi në fjalë e gjen veten duke kërkuar strehim në brendësi të pyllit. Shumë shpejt ai e takon një zjarrfikëse veteran dhe eksperte e mbijetesës në shkretëtirë, që në film portretizohet nga Angelina Jolie, dhe e cila i ofron strehim në kullën e saj të vrojtimit. Por situate bëhet e rrezikshme për të dy, kur vrasësit i vënë flakën kullës së vrojtimit me qëllim që t’i detyrojnë ata të dorëzohen, dhe kështu që të dy përpiqen që me çdo kusht t’i mbijetojnë kësaj situate.

Filmi “Those Who Wish Me Dead” planifikohet të lansohet nëpër kinematë e Amerikës dhe në platformën HBO Max, më 14 maj të këtij viti. / KultPlus.com

Të ngjajshme