TIFF, i hapur për aplikime deri më 21 maj

19 Maj, 2025 - 2:00 pm

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIFF) rikujtoi sot se thirrja për aplikime në edicionin e 23-të të tij është ende e hapur. Kineastët që synojnë pjesëmarrjen në këtë edicion, kanë kohë të aplikojnë deri më 21 maj 2025.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë është akredituar si një festival kualifikues nga AMPAS – Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe Akademia Evropiane e Filmit për të nominuar Filmin më të Mirë të Shkurtër, i cili do të kualifikohet për çmimet Oscar 2026 dhe filmi më i mirë i shkurtër evropian për Çmimet e Filmit Evropian 2025.

Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në TIFF kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të aplikojnë për Çmimet e Akademisë Studentore (SAA).

Edicioni i 23-të i TIFF 2025 do të mbahet në datat 21-27 shtator 2025. Një nga kriteret për t’u përzgjedhur është që regjisorët, producentët dhe distributorët duhet të dorëzojnë filmat që kanë përfunduar pas janarit 2024.

Gjithashtu, të gjithë filmat në konkurrim duhet të jenë premierë në Shqipëri.

Thirrja është e hapur edhe për edicionin e 4-të të Konkursit të Skenarëve TIFF 2025, që konsiston në aplikimin e skenarëve origjinalë live-aksion dhe të filmave të shkurtër të animuar ose skenarë të tjerë të shkurtër të të gjitha zhanreve (maksimumi 20 faqe) përmes platformës online Filmfreeway./ KultPlus.com

Të ngjajshme