TIFF Oda hapë aplikimin për filmbërës

28 Mars, 2018 - 2:00 pm

Tetova International Film Festival – ODA 2018, hapë aplikimin për filmbërësit, shkruan KultPlus.

Tetova International Film Festival – ODA 2018, planifikohet të mbahet në muajin tetor (01.10 deri me 06.10.2018). Qëllimi i këtij festivali është afrimi i të gjithë artistëve të filmit me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, shkëmbim të ideve, prezantim të veprave kulturore para publikut. Në kuadër të këtij festivali njëjavor planifikohen të shfaqen shuma filma nga artist të njohur. Gjithashtu si pjesë mjaft e rëndësishme e këtij festivali do të jetë pjesëmarrja e regjisorëve, aktorëve dhe filmbërësve të njohur.

TIFF ODA, së pari ofron një forum të përshtatshëm për filmbërësit për t’i prezantuar punimet e tyre para publikut, duke krijuar një lidhje në zinxhirin e krijimit artistik, interaktivitetin me publikun dhe reagimin nga ai. Së dyti, duke i bërë bashkë studentët nga vende të ndryshme dhe duke i prezantuar ata para regjisorëve, producentëve, shkrimtarëve dhe aktorëve të njohur ndërkombëtarisht, Tetova International Film Festival – ODA- u ofron filmbërësve qasje në rrjetin artistik shumë të çmueshëm për karrierat e tyre të ardhshme. Aplikimi mbyllet më 20 qershor 2018 ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet më 20 korrik. Këtu mund të aplikoni./ KultPlus.com

Të ngjajshme