Traileri i filmit të ri “Asteroid City”

31 Mars, 2023 - 8:44 am

Filmi i ri i regjisorit amerikan Wes Anderson “Asteroid City” bashkon në skenë aktorët e mirënjohur Tom Hanks, Scarlett Johansson dhe Alienët.

Ky film, traileri i të cilit u lansua, është dramë, fantastiko-shkencor, komedi e romancë. Skenarin e tij po ashtu e shkroi Enderson.

Ngjarja në këtë film përqendrohet në një qytet të imagjinuar, të shkretë në SHBA në vitet e 50-ta.

Në konventën për kadet të rinj dedikuar për Gjithësi të quajtur Junior Stargazer , të disajnuar për të bashkuar studentët dhe prindërit e tyre në gara të diturisë, ndodh një kaos. Atje zhvillohen ngjarje që ndryshojnë botën.

Në filmin “Asteroid City” luajnë edhe: Margot Robbie, Hong Chau, Jeffrey Wright, Tilda Swinton, Ed Norton, Adrien Brody, e shumë të tjerë.

Filmi “Asteroid City” pritet të shfaqet premierë botërore në festivalin e filmit në Kanë të Francës. Ai do të lansohet në kinema në mënyrë të limituar me 16 qershor 2023, ndërkaq pas kësaj date, do të lansohet gjerësisht në kinema.

Këtë vit në Netflix do të lansohet edhe një film i ri i Wes Anderson. Fjala është pët filmin dramë-komedi-aventurë “The Wonderful Story of Henry Sugar”, që bazohet në librin me po këtë titull të Roald Dahl./21Media/KultPlus.com

Të ngjajshme