Prezantohet në Londër statuja e Indiana Jones

29 Qershor, 2023 - 7:00 pm

Statuja e Indiana Jones, të cilën e prezantoi disa ditë më parë në Londër aktori 80 vjeçar, Harrison Ford, u prezantua edhe në publik.

Statuja tregon eksploruesin e famshëm Jones me një kamxhik në dorë. Ajo u ekspozua në sheshin Leicester në Londër.

Prezantimi i kësaj skulpture koincidon me lansimin e filmit të ri “Indiana Jones and the Dial of Destiny” që po shfaqet tani në Britani.

Në këtë film, rolin e eksploruesit e luan Ford. Kjo është paraqitja e tij e pestë me këtë rol ikonik.

Skulptura është nga bronzi. Ajo më saktësisht u vendos në terracën veriore të sheshit Leicester, që është një prej vendeve më të frekuentuara të Evropës.

Sa i përket filmit Indiana Jones, filmi i parë “Raiders of the Lost Arc” u lansua në vitin 1981. Më pas në vitin 1984 u lansua një film me ngjarje që i paraprinë atij të vitit 1981, e që u titullia “The Temple of Doom”, e në vitin 1989 u lansua filmi vazhdim “The Last Crusade”. Filmi i katërt ‘The Kingdom of the Cdystal Skull” u lansua në vitin 2008.

Filmi i pestë “The Dial of Destiny” u lasua në festivalin e 76-të të filmit në Kanë të Francës me 18 maj 2023.

Ky film ka marrë kritika të përziera. Ai çmohet për paraqitje të aktorëve me role, për anën vizuele e regji, ndërkaq kritikohet për përfshirje të skenave që vënë në pyetje se kush janë në të vërtetë protagonistët. Ky film u realizua me një buxher prej 295 milion dollarëve, dhe pritet të shihet sa do të arrijë sukses./21Media/KultPlus.com

Të ngjajshme