‘Transformers: Rise of the Beasts’ kryeson me 60 milionë dollarë në shitje biletash në Amerikën e Veriut

13 Qershor, 2023 - 6:30 pm

“Transformers: Rise of the Beasts” është filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 60.5 milionë dollarë në shitje biletash për fundjavë.

Në vendin e dytë është renditur “Spider-Man: Across the Spider-Verse”me 55.4 milionë dollarë, ndjekur nga “The Little Mermaid” me 22.8 milionë dollarë, “Guardians of the Galaxy Vol. 3” u rendit në pozitën e katërt me 7 milionë dollarë dhe “The Boogeyman” në të pestën me 6.9 milionë dollarë.

“Fast X” u radhit në pozitën e gjashtë me 5.2 milionë dollarë, “Super Mario Bros” në të shtatën me 2.1 milionë dollarë, “About my father” në pozitën e tetë me 845.000 dollarë, “The Machine” në vendin e nëntë me 575.000 dollarë dhe “Past Lives” në të dhjetin me 521,000 dollarë./KultPlus.com

Të ngjajshme