Transmetohet episodi i fundit i “Riverdale” që e ka xhiruar Luke Perry

23 Prill, 2019 - 12:30 pm

Fansat e serialit “Riverdale” do ta kenë mundësinë që ta shohin episodin e fundit, në të cilin ka aktruar Luke Perry.

Aktori ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga goditja në tru më 4 mars të këtij viti në moshë 52 vjeçare, ndërsa që atëherë seriali në të cilin luante ai, në secilin episod e kanë vënë në fokus karakterin e tij.

Perry e ka luajtur rolin e Fred, babait të Archie Andrews, duke e ringjallur karrierën e tij në televizion, pas suksesit të madh me serialin e viteve të nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”.

Episodi i ri i “Riverdale” që do të transmetohet gjatë kësaj jave, do të shënojë paraqitjen e fundit të Luke Perry në këtë serial.

“Këtë javë është episodi i fundit i ‘Riverdale’ që e ka xhiruar Luke”, ka thënë drejtuesi i serialit, Roberto Aguirre Sacasa. /Telegrafi/

Të ngjajshme