Tre filma nga Kosova do të shfaqen në CineMarket gjatë këtij muaji në Oslo

5 Prill, 2024 - 4:00 pm

Tre filma nga Kosova do të shfaqen në CineMarket gjatë këtij prilli në Oslo, Norvegji.

Filmat do të shfaqen si pjesë e programit që nxjerr në pah valën e re të kineasteve gra nga Kosova.

Filmat që do të shfaqen janë: “Hive/ Zgjoi” nga Blerta Basholli, “Vera andrron detin” nga Kaltrina Krasniqi dhe “Luaneshat e Kodres” nga Luana Bajrami.

Filmat do të shfaqen gjatë datave: 10,11 dhe 12 prill.

Për informacione më të detajuara ndiqni linkun: https://www.cinemateket.no/film-fra-kosovo

Ky program është bashkëpunim i Ambasadës së Kosovës në Norvegji, Qendrës së Kosovës për Kinematografi dhe Cinemateket. / KultPlus.com

Të ngjajshme